Bika: Buzëqeshja dhe fjalët e bukura nuk mjaftojnë

March 11, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bika-big-brother-albania-210/03/09 13:40

Banorët bisedojnë se si një djalë mund të bëjë për vete një vajzë. Dritani mendon se duhet të kesh takt me vajzat. Aida thotë se me këtë tip që ka dhe me këtë mënyrë sjelljeje, nëse do ishte djalë, mund ta bënte për vete një vajzë, por Dritani i kujton se ajo është vajzë dhe e di se cfarë pëlqejnë ato, kurse për një djalë është e vështirë.
Republika mendon se fjalët e bukura dhe një buzëqeshje nuk janë të mjaftueshme për të bërë një vajzë për vete. Aida vazhdon se nëse do ishte djalë, këtë mënyrë do kishte përdorur për ta bërë atë për vete. Bika i thotë se nuk do ia dilte dot kurrë mbanë. Bika e ngacmon dhe i thotë se djemtë bjond nuk i pëlqejnë dhe kështu Aida nuk do t’i kishte pëlqyer. Bika thotë se preferon djemtë brun, me flokë kacurrela e me sy jeshilë. Dritani e përcakton këtë person si Alban Skënderaj, kurse Adi i thotë se ajo do djalë me katalog. Bika e përcakton si një të mesme midis Albanit dhe Raul Bovës. Aida vazhdon ta ngacmojë e i thotë se mund t’i lyekë flokët e të vërë lente dhe kështu do ia hiqte mendjen aq sa ajo do dëshironte me cdo kusht ta kishte afër. Bika mendon se një tip si Aida nuk do ta bënte kurrë për vete.