Bika: Zhuljeta nuk bën asgjë

March 11, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-punet-big-brother-albania-211/03/09 12:10

Bika, Adi dhe Dritani diskutojnë se cili do të lajë enët, pasi grupi tjetër duhet të bëjë punët. Bika u thotë djemve se ajo s’ka ndërmend t’i lajë, kështu që duhet ta bëjë dikush nga pjesa tjetër e grupit. Ajo përmend emrat e anëtarëve të grupit të tyre, ku përfshiheshin edhe Bjordi me Adelën dhe Zhuljetën. Bika u kujton djemve se Bjordi nuk mund t’i lajë pasi sot është ditë e vecantë për të, kurse Adela ka vrarë dorën. Ajo përjashton edhe Zhuljetën duke u shprehur se asaj i mjafton të lajë një pjatë ose tenxhere dhe thotë se ka qenë gjithë kohën duke larë enë, kështu që edhe ajo përjashtohet. Atëherë Adi vendos se do të jetë ai që do ta bëjë këtë punë.
Dritani mbetet vetëm me Bikën dhe e pyet për raportin me Adelën dhe ajo i përgjigjet se janë mirë. Ai e pyet edhe për marrëdhënien e Adelës me Bjordin sepse dicka i kishte lënë të kuptonte. Bika i tregon se kur kishte folur me të, i kishte treguar për dyshimin që ajo kishte, se mënyra se si ajo shprehej dhe reagonte tregonte dicka por, Adela ia kishte mohuar se midis saj dhe Bjordit mund të kishte dicka. Bika dhe Dritani vazhdojnë të diskutojnë edhe për raportin e Bjordit me Mesidën dhe mendojnë se atij i afrohen vetë vajzat dhe se ai nuk ka faj.