Mimoza: Bjordi po sillet keq!

March 11, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-dhe-mimoza-big-brother-albania-210/03/09 21:37

Aida dhe Mimoza dikutojnë për sjelljen e Bjordit. Aida thotë që kohët e fundit ai po e sulmon dhe nuk e kupton arsyen. Mimozës i kishte bërë përshtypje sjellja e tij në momentin që ai i kishte gjuajtur Adelës me shaka . Ajo thotë që nuk mund të sillesh me një femër në atë lloj mënyre,-“po sillet keq!”-shton ajo. Aida e pyet Mimozën nëse është sjellur në mënyrë jokorrekte me Bjordin. Ajo i thotë që banorët e tjerë e kanë sulmuar njëri-tjetrin por Bjordin asnjë. Ajo mundohet t`a justifikojë sjelljen e tij duke thënë që ndoshta e shqetëson dicka. Sipas Mimozës Bjordi është afruar shumë kohët e fundit me Mesidën.

17