Qetsori ë Zhuljeta nuk mund të sillet ashtu

March 11, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-sori-big-brother-albania-211/03/09 14:02

Adelajda e pyet Sorin nëse u bezdis që ajo ndërhyri kur ai ishte duke ndenjur në kuzhinë me Zhuljetën dhe kjo e fundit po e ngacmonte. Sori i thotë se nuk u bezdis aspak dhe Adelajda i thotë se ndërhyri ngaqë e vuri veten në vend të bashkëshortes së tij dhe e mendoi se Zhuljeta po e tepronte shumë. Ajoi tregon se kjo nuk ishte hera e parë që e vinte re, por asnjëherë nuk kishte ndërhyrë më parë. Adelajda i thotë se ato veprime nuk i dukeshin normale dhe e mendon vërtet që bashkëshortja e tij mund të bezdisej. Ajo shton se njeriu duhet të ketë disa kufij në sjellje dhe Zhuljeta nuk duhet të justifikohet se kanë shoqëri, pasi njihen prej një muaji dhe shoqëri nuk mund të kenë krijuar aq sa për të justifikuar atë sjellje.