Adela: Bika cfarë ke me mua

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-me-biken-big-brother-albania-212/03/09 16:58

Banorët kanë vënë re se Republika është shumë nervoze, dhe i sulmon gjatë gjithë kohës. Ata diskutojnë rreth sjelljes së saj. Adelajda thotë që i kishte bërë përshtypje mënyra se si Bika e pyeste. Dritani thotë:-“Cfarë pati kjo sot?” Adela mendon se Bika ka dicka personale me të, por Dritani i thotë që ajo është sjellur në të njëjtën mënyrë me të gjithë. Qetsori mendon që Bika është e mërzitur me Adelën, dhe e pyet nëse di arsyen. Ajo i thotë:-“Po nuk e di cfarë ka se po na streson!” Adelajda kërkon të sqarohet me Bikën dhe i thotë:-“O Bika cfarë ke sot me mua?” Sipas Republikës ajo nuk ka asgjë personale me të ,por thjesht në disa momente ajo nuk pëlqen t`i kthej përgjigje Adelës.