Adelajda dhe Dritani – Këtë javë nuk rrezikon

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-tani-big-brother-albania-213/03/09 14:20

Dritani dhe Adelajda bëjnë shëtitje në kopësht. Ajo i thotë se më në fund u erdhi radha për të ndenjur bashkë e për të biseduar. Dritani i kujton se ajo ka qënë e zënë dhe këtë e biseduan. Adela i thotë se i pëlqen më shumë të bisedojë me një njëri një bisedë serioze se sa të luajë me fëmijët. Dritani e thotë se këtë do ta ketë parasysh që tani. Ai mendon se ajo është mirë, për faktin e nominimit dhe se ajo nuk rrezikon. Adelajda mendon se ndoshta ajo nuk është e keqja maksimale e kësaj jave dhe nga kjo ndoshta është mirë. Sipas saj, të tjerët mund ta kenë gabim mendimin se ajo nuk rrezikon këtë javë dhe këtu përfshin Aidën, Mesidën, Bikën edhe Mozën. Dritani e pyet se nëse këta që i thonë kështu, nëse do ishin në nominim bashkë me të, a do ta thoshin prapë këtë shprehje dhe Adela i përgjigjet se nuk e di. Dritani mendon se ato vetëm do ta sulmonin që ajo të dilte. Ajo i tregon Dritanit se Aida, shoqja e tij, i kishte thënë se ajo ishte më mirë nga të tjerët pasi i kanë bërë reklamë dhe kjo e ndihmon shumë. Dritani e kundërshton dhe i thotë se këtu nuk ka shokë edhe shoqe sepse do vijë momenti ku do nominojnë njeri-tjetrin. Adela vazhdon të tregojë se Aida i kishte thënë se nëse do ishte në nominim me të, do ia kishte frikën. Ajo tregon se e kishte dëgjuar Aidën të fliste me Sorin dhe ajo i kishte thënë se as atij, e as asnjërit që ishte në nominim, nuk ia kishte frikën për në finale. Sori i kishte thënë se ajo kishte bërë gabim që e kishte nxjerrë Pavlinin në nominim dhe Aida ia kishte kthyer se e dinte se përse e donte ende Sori në shtëpi Pavlinin, sepse ai ishte një person që mund ta eleminonte kollaj më vonë. Adela i thotë Dritanit se kjo bisedë nuk i pëlqeu, iu duk hipokrizi dhe se loja ka për t’i skarcuar të gjithë me radhë e do të vriten shumë kur të përplasen me njeri-tjetrin. Dritani i thotë se sulmet do t’u vijnë nga të katërta anët por, Adela thotë se do t’i vinte keq nëse do ta sulmonte dikush që nuk e pret. Dritani i tregon asaj se ai po rri i tërhequr dhe i heshtur sepse po i ndryshon mendimi nga java në javë për banorët, kurse Adela i tregon se ajo ka ende shumë për të treguar nga vetja dhe nuk është vetëm raporti që ka krijuar me Mozën dhe Bjordin. Dritani i thotë se këtë duhet t’ia thotë Zhuljetës ose ndonjë tjetri sepse ai po e kupton atë dhe për këtë nuk i ka thënë asgjë gjatë gjithë javës.