Adelajda më Mesidën : Luftë me shapka

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bikalirita-3-big-brother-albania-213/03/09 02:45

Adelajda dhe Mesida janë çuar nga krevati, për të ngrënë. Republika ka dashur të bëjë të njëjtën gjë, por vajzat e tjera nuk e kanë lënë sepse ajo duhet t’i qëndronte dietës që kishte filluar. Republika ka thënë se sot nuk kishte ngrënë asgjë. “Ti s’ke lënë gjë pa ngrënë!” –ia ka kthyer Aida. Pas kësaj ka nisur një luftë e vërtetë me shapka mes Republikës dhe Liritës, gjë që i ka bërë të gjitha vajzat, përfshirë edhe “luftëtaret”, të qeshin me të madhe. “Po unë të dija të shkathët, – i ka thënë Republika Liritës, – ti na qenke copë-copë!”.

1