Adelajda: Nuk e dua Bjordin

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

 

bjordi-ne-pizhame-big-brother-albania-2Moza: Kam një lidhje jashtë

Adela, Aida dhe Mimoza kanë diskutuar së bashku në lidhje me marrëdhënien që po krijohet mes Adelës dhe Bjordit. “Mua te ty nuk më pëlqen që ti i afron të tjerët, i lë të shprehen e pastaj i largon!”, i ka thënë Mimoza, Adelajdës, e cila nga ana e saj i është përgjigjur se Bjordin e pëlqen vetëm si shok e jo më shumë se kaq. Nga Adelajda, Bjordi nuk do të merrte kurrë më tepër sesa një përqafim apo një puthje. Ajo ka shtuar se nuk kishte ndërmend të merret me “kalamaj” si puna e Bjordit

Zhuljeta: “Nuk je e aftë të kuptosh të tjerët”

Adelajda i tregon Zhuljetës se ka marrëdhënie shumë të mira me kolegët e punës dhe i quan miq. Zhuljeta e pyet nëse di ta dallojë miqësinë. Mesida ndërhyn dhe i thotë që të mos e vazhdojnë këtë bisedë, pasi ka nota ironie dhe i kanë premtuar Bjordit se nuk do të bëjnë asgjë të tillë sot. Adelajda ia kthen se ajo po flet sinqerisht, ndërsa për Zhuljetën, nuk e di. Ajo thotë se ka tre vjet që punon me ta, por Zhuljeta i përgjigjet se duhet kohë për t‘i njohur njerëzit, madje edhe veten. Adela i thotë se dhe asaj do t‘i duhet kohë që ta njohë, por Zhuljeta mendon se fakti që jetojnë bashkë gjatë gjithë kohës ia lehtëson këtë gjë. Zhuljeta i rekomandon Adelës që të mos ndërhyjë në një marrëdhënie që dy njerëz krijojnë se nëse nuk është në brendësi të bisedës, nuk i kupton ata. Adelajda ia kthen se nëse nga njëra palë shikon kërkesë për ndërhyrje. Zhuljeta i thotë se nuk është aq e aftë sa të krijojë besim në vetvete dhe për këtë i duhet punë. Adelajda i thotë se e di se sa besim ka në vete dhe duke parë që biseda nuk ishte më në ato tone që nisi, i kërkon Zhuljetës që ta vazhdojnë nesër këtë bisedë.

“Nëse e bëjnë të gjithë, do ta bëj”

Banorët kanë vendosur të bëjnë nga një tatuazh ku të shkruhet BB2 ose të krijojnë ndonjë figurë që të ketë këtë përmbajtje. Ata e kanë biseduar dhe kanë rënë dakord të gjithë. Ata pyesin njëri-tjetrin se në cilat vende do ta bënin dhe gjithsecili mendon për në ndonjë zonë që të jetë e veçantë nga tjetri. Dikush shpreh mendimin për në qafë, dikush për në shpatull, dikush për në krah. Adelajda thotë se ka frikë por Mesida i thotë se në disa zona mund të ndjesh më shumë dhembje, kurse në disa të tjera jo dhe i tregon asaj se vetë ka bërë pesë tatuazhe dhe e di mirë këtë gjë. Adela largohet duke thënë se nuk mund ta imagjinonte veten me tatuazh. Bika shprehet se nëse e bëjnë të gjithë, do ta bëjë edhe ajo, edhe pse ka frikë. Mesida shprehet se e ka vendosur që do ta bëjë dhe uron që të shkojë me disa banorë dhe ta çojnë deri në fund këtë ide. Edhe Dritani me Adin janë dakord.

“Zhuljeta nuk mund të sillet ashtu”

Adelajda e pyet Sorin nëse u bezdis që ajo ndërhyri kur ai ishte duke ndenjur në kuzhinë me Zhuljetën dhe kjo e fundit po e ngacmonte. Sori i thotë se nuk u bezdis aspak dhe Adelajda i thotë se ndërhyri ngaqë e vuri veten në vend të bashkëshortes së tij dhe e mendoi se Zhuljeta po e tepronte shumë. Ajo i tregon se kjo nuk ishte hera e parë që e vinte re, por asnjëherë nuk kishte ndërhyrë më parë. Adelajda i thotë se ato veprime nuk i dukeshin normale dhe e mendon vërtet që bashkëshortja e tij mund të bezdisej.

“Gëzuar Bjordi!”

Qetsori, Arjoni dhe Zhuljeta përgatisin drekën me rastin e ditëlindjes së Bjordit. Banorët e tjerë vishen si për raste festash. Të gjithë ulen në tavolinë dhe Bjordi është ai që ngre dollinë e parë. Ai u thotë të gjithëve që janë të mrekullueshëm dhe që meritojnë një duartrokitje. Falënderimi i tij i parë i shkon kuzhinierëve që, sipas tij, kanë bërë një punë të shkëlqyer. Bjordi ndjehet i emocionuar që po e kalon ditëlindjen e tij në “Big Brother” dhe falënderon banorët për gjithçka që bën për të. Banorët e urojnë: “Gëzuar Bjordi!”

“Adela nuk e bën atë gabim”

Adela i shpreh disa prej banorëve shqetësimin e saj, se si kuptohet marrëdhënia e saj me Bjordin. Ajo thotë që është një person në shtëpi që mendon që ata kanë diçka me njëri-tjetrin, dhe mundohet të bindë dhe të tjerët. Qetsori i thotë që kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi me sa ka kuptuar, ajo nuk e bën atë gabim. Adelajda e aprovon, dhe shton që ajo nuk është natyra e femrës që lidhet me dikë pa qenë diçka serioze. Qetsori i thotë që ajo mund të lidhet me Bjordin, por jo brenda në shtëpi. Adela e kundërshton, duke i thënë që kjo gjë nuk është e mundur. Ajo thotë që i pëlqen mënyra e tij (Bjordit) e të arsyetuarit, por fakti që ajo kalon shumë kohë me të keqkuptohet nga disa persona brenda shtëpisë. Qetsori me shaka i thotë: “Po u afrove me Bjordin do kesh probleme me Mirin!”

Prova e javës

“Big Brother” ka vendosur që prova e javës të përbëhet nga disa sfida që banorët duhet t‘i kalojnë deri ditën e shtunë. Në sfidën e parë, ata duhet të kapin 50 topa të rënë nga qielli. Kjo sfidë quhet e përmbushur nëse banorët e kapin topin pa rënë në vaskën me baltë që “Big Brother” ka vendosur në zonën e kampingut. Prova do kryhet brenda një kohe të caktuar dhe në fund të saj do numërohen topat e kapur nga banorët. Realizimi i këtij aktiviteti përbën 25 për qind të gjithë provës javore. Grupi i parë që zhvilloi lojën ishte Bjordi, Adela, Bika, Qetsori, Adi dhe Aida. Një element tjetër i provës së javës është dhe vendosja e një telefoni brenda shtëpisë. Zilja e tij mund të bjerë në orare të pacaktuara gjatë ditës ose natës. Personit të parë që i përgjigjet do t‘i jepet një shpërblim ose detyrë!

Qetsori qan për familjen

Adelajda i ka treguar Bjordit për Qetsorin. Ajo i tha se e kishte parë që kishte mbaruar së ngrëni dhe po rrinte i mërzitur. Ajo e kishte kuptuar që ai kishte diçka, madje kishte disa ditë që e kishte vënë re këtë gjë. I ishte afruar, i kishte dhënë ujë dhe i kishte thënë të mos mërzitej. Në atë moment Qetsori kishte filluar të qante. Adelajda e kishte përqafuar dhe i kishte thënë se po e përqafonte si motër, sepse i vinte keq që po e shihte ashtu. Sipas mendimit të saj, për gjendjen jo të mirë emocionale të Qetsorit ndikon edhe fakti që ai e sheh veten gjatë gjithë kohës në konkurrencë me banorët e tjerë. Më pas, ajo i kishte thënë se do të largohej pak dhe kur të kthehej donte ta gjente pa lot. Ata, pastaj, kishin dalë jashtë dhe kishin biseduar gjatë. Qetsori i kishte treguar për familjen, nusen, djalin dhe mallin e madh që ndjente për ta.

Mimoza: “Adela është xheloze!”

Nga banaku i kuzhinës, ku ishin të ulur, Adi dhe Mimoza kanë vëzhguar gjatë gjithë kohës sjelljet dhe reagimet e Bjordit dhe Adelajdes teksa diskutonin me njëri-tjetrin, në divanin përballë. Lidhur me to, Ardjani i ka thënë Mimozës se Adelajda bën kot, me kuptimin që edhe e pëlqen Bjordin, edhe mundohet të sillet sikur jo. Ndërsa Mimoza i ka thënë se Adelajda bëhet shumë xheloze në lidhje me Bjordin dhe Mesidën.

“Mesida nervozohet me Bjordin!”

Bjordi, Mesida, Arjoni dhe Zhuljeta janë shtrirë të flenë në sallon. Mesida ka thënë se kjo ishte diçka që e kishin vendosur që dje. E para që ka reaguar jo fort mirë prej kësaj ka qenë Adelajda, e cila është ftohur përnjëherësh me Bjordin. Bjordi e ka pyetur sesi kishte mundësi që pak më parë ishte ndryshe, ishte normal e tani ishte tjetër njeri, por ajo nuk i ka dhënë shumë shpjegime. I ka thënë vetëm se ditëlindja e tij mbaroi. Por më pas, ajo që ka reaguar edhe më keq, ka qenë Mesida. Pasi ishin shtrirë të katërt, Bjordi ka thënë se me siguri gjatë natës do të çohej e do të shkonte në dhomë. Kaq ka mjaftuar që Mesida të çohet e të ikë. Pyetjes së Bjordit se çfarë pati, ajo i është përgjigjur se s‘kishte nerva të merrej me “gjëra kalamajsh”. “Edhe themi do të shtrihemi, edhe themi do të çohemi. Më mirë po iki që tani në dhomë!”. Pas kësaj, Adelajdes i është kthyer dukshëm humori.

“Ti kështu i fyen të tjerët!”

“Mua tek ty nuk më pëlqen që ti i afron të tjerët, i lë të shprehen e pastaj i largon!” i ka thënë Mimoza Adelajdës në lidhje me Bjordin. Ajo ka shtuar se nëse Bjordi nuk i pëlqente, ta afronte thjesht si shok e jo më shumë se kaq, përndryshe ajo i fyente të tjerët e s‘kishte asnjë të drejtë ta bënte këtë. Diskutimi mes Aidës, Mimozës dhe Adelajdes ka nisur kur kjo e fundit ka thënë edhe një herë se e vetmja femër në shtëpi që i përshtatej Bjordit ishte Mesida. Nga Adelajda, Bjordi nuk do të merrte kurrë më tepër sesa një përqafim apo një puthje dhe se ajo nuk kishte ndërmend të merrej me “kalamaj” si puna e Bjordit. Vajzat kanë reaguar haptas se nuk i besonin. Adelajda ka shtuar se ka qenë ajo vetë që e kishte shtyrë Bjordin të afrohej me Mesidën. Ajo ka thënë, madje, se në fillim Bjordi i kishte thënë që i pëlqente Mimoza. Mimoza i është përgjigjur se ajo kurrë nuk e kishte pëlqyer Bjordin dhe, lidhur me këtë, Aida i ka thënë se e besonte. “Pse, kujtoni ju se unë kam frikë t‘ju them se e dua Bjordin?!”, ka thënë Adelajda. “Jo! – i kanë thënë vajzat, duke i shkelur syrin njëra-tjetrës e duke qeshur, – ne të besojmë!”.

“Kam një lidhje të pambyllur”

Po në lidhje me Bjordin, Mimoza i ka thënë Adelajdës se nëse ajo ndjente diçka nuk duhej të frenohej e ta pengonte veten. Adelajda ia ka kthyer se ajo nuk e kishte idenë se çfarë po fliste. “Unë kam një lidhje të pambyllur jashtë, i ka thënë ajo, dhe dy prindër shumë seriozë, që e marr me mend sa janë stresuar, ngaqë më kanë parë ta lë Bjordin të më përqafojë!” Sipas vajzave, Aidës dhe Mimozës, arsyeja kryesore e “zbutjes” së saj ka qenë Mesida. Nëse ajo nuk do të kishte hyrë e nuk do të ishte afruar me Bjordin, “zysha nuk do të ishte dorëzuar”.

Dritani: “Zhuljeta është false”

Aida dhe Dritani vazhdojnë të flasin për Arjonin dhe Zhuljetën. Aida i tregon se e ka këshilluar Arjonin që të mos izolohet, kjo në kohën kur ishte në nominim dhe Arjoni i është përgjigjur se nuk është tip i tillë. Aida i ka thënë se edhe pse nuk është ai, mund ta bëjnë të tjerët këtë gjë. Ajo i thotë Dritanit se Arjoni nuk duhej të afrohej aq shumë me ata që rri. Dritani e korrigjon dhe i thotë se nuk është afruar ai, por Zhuljeta është tip shumë i afruar dhe këtë e ka bërë që gjatë javës që ishte në nominim, për të krijuar imazhin e një lidhjeje të mundshme dhe për të mbijetuar. Ai thotë se ajo është tip që ngjitet, të vjen e të puth kot pa lidhje, qesh kot edhe kur s‘ka asgjë për të qeshur. Ai e përcakton si një tip fals e të sajuar. Dritani shton se gjatë kësaj jave, Zhuljeta po përpiqet të ecë në kurriz të të tjerëve, nuk bën asgjë vetë por vetëm shkon e bën sikur ndihmon Sorin dhe Arjonin në kuzhinë.

6