Adelajda : Ti rri shumë me Bjordin

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-dritani-big-brother-albania-213/03/09 13:02

Adelajda i bën vërejtje Dritanit lidhur me faktin se ai nuk rri më me të për të bërë pak bisedë. Ajo i thotë se ka patur raste që i është afruar, ka hapur një bisedë të thjeshtë ose e ka pyetur për dicka dhe nga ai ka marrë vetëm një përgjigje të shkurtër. Dritani i thotë se është ajo që nuk kapet më për biseda ose edhe nëse do u krijohet mundësia për të ndenjur, do vijë dikush tjetër, si përshembull Bjordi ose Mimoza, që do t’i ndërpresë. Adelajda i thotë se jo gjithmonë vijnë për të, se ka raste që vijnnë edhe banorë të tjerë enkas për Dritanin. Ajo i thotë se kanë gati një javë që nuk flasin fare. Dritani i thotë se gjatë kësaj jave, e ka parë Adelën të rrijë shumë me Bjordin dhe kjo ka ndikuar që të dy të mos gjejnë kohën e përbashkët për të folur. Adela e kundërshton se vetëm ditënn e ditëlindjes së Bjordit ka ndenjur me të, ndërsa ditët e tjera jo. Dritani vazhdon të këmbëngulë në këtë mendim por, ai i thotë asaj se do ta marrë parasysh kritikën që i bëri dhe do të përpiqet që të kalojnë pak kohë bashkë.