Adi dhe Bika – Eksperiencë shumë e bukur

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

pas-darkes-big-brother-albania-213/03/09 22:30

Adi dhe Bika, pasi u kthyen në shtëpi, i tregojnë banorëve të tjerë për eksperiencën e bukur që kaluan në restorantin në të cilën hëngrën darkën. Ata pyesin se si iu dukën banorëve. Adi tregon se në ato momente e mori malli për shtëpinë, ndjente nevojën për t’u kthyer sërish dhe se atje i duket vetja shumë i huaj. Mesida i thotë se ata dukeshin shumë bukur në ekran, me prezencë dhe i krahason me personazhe VIP. Adi tregon se Bika ishte shumë e emocionuar dhe fliste pak, kurse Bika thotë se edhe pse qeshte, ishte shumë e emocionuar dhe në siklet. Të gjithë banorët thonë se do donin të ishin në vend të tyre për ta provuar këtë eksperiencë. Adi dhe Bika vazhdojnë të tregojnë për bisedat që bënë dhe përshtypjet që u kishte lënë udhëtimi dhe ambienti.