Adi veproi gabim

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelamoza-big-brother-albania14/03/09 02:16

Mimoza i tregon Adelës se Adi e kishte kafshuar në faqe. Adela e pyeti se përse nuk reagoi por, ajo ia kthen se për momentin u hutua dhe nuk po dinte cfarë të bënte. Adelajda i thotë se Adi ka bërë nje veprim shumë të gabuar se është një burrë 40-vjec dhe disa gjëra duhet t’i mendojë mirë para se t’i bëjë. Megjithatë, ajo shton se nuk mund ta gjykojë vetëm për një veprim të gabuar. Moza i thotë se e ka trajtuar si vëlla të madh ose si baba dhe nuk e priste prej tij atë veprim. Ajo thotë se Arjoni mendon mirë kur thotë se njerëzit nuk njihen. Edhe Adelajda mendon se ka bërë gabim që e ka afruar pa e njohur më parë. Moza mendon se të tjerët nuk e duan dhe ai u është afruar vetëm më të rinjve, asaj, Adelës dhe Bjordit që këta të mos ta nominojnë.