Aida dhe Moza : Arjoni po humb pikë

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aidamozaadela-big-brother-albania-214/03/09 01:55

Aida, Moza dhe Adela diskutojnë për Arjonin dhe debatin që krijoi fjala që i tha Liritës. Ato janë të gjitha të të njëjtit mendim se ai nuk duhet t’ia kishte thënë edhe pse e mendonte vërtetë. Adela tregon se kur Lirita i kishte treguar, i ishin mbushur sytë me lot. Mimoza thotë se ai ia ka thënë Liritës direkt, me qëllimin për t’ia bërë të ditur që ajo nuk është një konkurente e fortë kurse Aida mendon se ia ka thënë sepse e sheh që ajo është një person që nuk revoltohet. Vajzat diskutojnë për afrimin e Arjonit me Zhuljetën dhe thonë që ai është kthyer në një lodër të saj të cilin e monovron sipas dëshirës. Adela mendon se Arjoni nuk është djalë i tillë por inteligjent, por prapë nuk e kuptojnë afrimin e tij me Zhuljetën. Edhe Aida e mendon kështu madje ajo shprehet se gjithmonë u ka thënë të tjerëve që të mos e shohin Arjonin thjesht si një djalë të bukur. Adela thotë se Arjoni është duke i ulur pikë vetes me këtë sjellje.

5