Aida Troka : Të shoh e të dua në finale

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-tani-big-brother-albania-212/03/09 10:55

Aida i thotë Dritanit se është shumë kurioze që të njohë Evën, të fejuarën e tij, dhe ai e ngacmon duke i thënë se do ta njohë kur të dalë. Kjo i jep spunto një bisede lidhur me daljen nga shtëpia dhe se si do t’i shihnin pjesën tjetër të banorëve nga jashtë, nëse do të dilnin. Ai shton me shaka se edhe mund të dalë para saj dhe lëviz nga vendi si për ta hequr këtë fat të keq. Dritani i tregon Aidës se si i sheh banorët e tjerë me syrin nga jashtë. Ai e fillon me të dhe i shpreh mendimin dhe dëshirën se ajo do të qëndrojë gjatë në shtëpi dhe ndoshta do të jetë edhe në finale. Për Adelajdën mendon se nga jashtë do t’i dukej një tip shumë acarues, megjithëse brenda nuk i duket ashtu. Sori i duket një personazh shumë i përgatitur por, që ndonjëherë bën budallallëqe. Adi është një tip që e bën shumë kurioz dhe tregon shumë pak për veten. Ai nuk e di se si do t’i dukej nga jashtë dhe ndoshta mund të njihet më mirë kur të jetë në nominim. Aida e përcakton Adin si tip rehati. Edhe Aida dëshiron që Dritani të jetë në finale dhe shton se do donte të ishin edhe ata njerëz të cilët ajo i ka vlerësuar. Dritani mendon se për në finale ka shumë pengesa, është fati, loja apo edhe pëlqimi i njerëzve jashtë. Aida i thotë se deri tani, ai nuk është ngacmuar me asnjë dhe sipas asaj që ka vënë re më parë, ata që nuk ngacmohen mund të shkojnë deri në finale. Dritani i tregon se ka patur ngacmime vetem me Arjonin, si ai edhe Adi, kjo në fillim të qëndrimit të tyre në shtëpi. Ai thotë se Arjonit ia ktheu që në fillim dhe tani nuk kanë më probleme të tilla, kurse Adi nuk ia ka kthyer dhe Arjoni ka arritur deri aty sa e ka ofenduar. Dritani thotë se nuk do ia lejonte kurrë Arjonit të arrinte deri në atë pikë me të. Ai shton se këto ditë, Arjoni i duket mirë dhe se ndoshta e ka trembur nominimi. Aida i thotë se ai nuk ka folur, se nëse flet del me mendime kundër personave që rri, të cilët janë Zhuljeta dhe Sori. Dritani mendon se kjo nuk është arsye me vend, pasi si ai edhe Aida, nuk kanë lidhje as me Zhuljetën e as me Sorin por, ndërkohë Arjoni vazhdon të ketë një qëndrim neutral dhe shumë pasiv. Aida thotë se edhe pse për Dritanin ka konsideratë dhe i pëlqen, kur kanë mendime të kundërta e thotë dhe kjo nuk tregon se po i vihet kundër, kurse Arjoni këtë gjë nuk po e bën.