Arjoni: Lirita më duket antipatike

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjoni-me-zhuljeten-per-lir-big-brother-albania-212/03/09 12:04

Arjoni pi me Zhuljetën kafen e mëngjesit, vec banorëve të tjerë që janë në kopësht. Ai i thotë Zhuljetës se ka krijuar antipati për Liritën që mbrëmë, pasi patën një debat të shkurtër. Arjoni i thotë se i ra një si hije e zezë mbi Liritën tani. Zhuljeta mendon se Lirita e ka marrë shumë personale faktin e të qënit në nominim dhe me zor i flet. Edhe Arjoni e pohon këtë gjë. Ajo thotë se të dyja janë në nominim por, Lirita po mban një distancë kundrejt saj dhe Zhuljeta thotë se me këtë sjellje, s’ka pse të shkojë e ta marrë në krah. Ajo shton se në këtë situatë do jenë të gjithë herët a vonë, por nuk duhet të prishin marrëdhëniet mes tyre dhe duhet të jenë po ata tipa që janë, deri në fund.