Arjoni : Nuk do t’i kërkoj falje

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-arjoni-big brother albania14/03/09 12:13

Arjoni dhe Aida ankohen se ndihen të lodhur dhe se nuk kanë fjetur rehat. Arjoni thotë se mbrëmë u lodh duke folur sepse kishte 7-8 veta që duhet të përballonte për bisedën që kishte bërë me Liritën. Ai thotë se e preku gjithë ai debat mbrëmë sepse atë që kishte thënë, e kishte thënë pa qëllim të keq, thjesht atë që mendonte. Aida i thotë se ndonjëherë të ndodh që kur thua dicka, tjetri të ngelet keq dhe kjo mund t’i ndodhë kujtdo. Arjoni e sqaron se nuk i vjen keq për atë që tha, por i vjen keq që Lirita u ndje keq. Ai thotë se nuk e ndjen që t’i kërkojë të falur sepse i tha vec një mendim e asgjë më shumë.

1