Arjoni: Nuk e ndjej veten në faj

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjoni-big-brother-albania-213/03/09 18:05

Lirita është e mërzitur me fjalën që i tha Arjoni dhe j`a shpreh këtë gjë Aidës. 
Aida gjen momentin e përshtatshëm dhe kërkon të sqarohet me Arjonin në lidhje me “sinqeritetin” e tij. Aida e pyet Arjonin se cilat ishin arsyet që ai ishte shprehur në atë formë me Liritën. Ai i thotë që shprehu thjesht mendimin i tij. Aida e konsideron ofenduese,të ligë dhe të padrejtë veprimin e Arjonit ,dhe thotë që i kishte ardhur keq kur e mori vesh që dicka të tillë e kishte thënë Arjoni. Arjoni i thotë që nuk e kishte për qëllim që t`a lëndonte Liritën. Sipas tij shumë banorë nuk i shprehin mendimet e tyre dhe atij nuk i pëlqen kjo gjë. Ai shton se dhe Aida ka menduar se kush mund të dalë nga katër personat, por ndoshta nuk e ka shprehur sipas tij. Aida i thotë që ai nuk duhet të tregohet egoist duke shprehur mendimin e tij aty kur nuk i kërkohet, thjesht për faktin që ai e mendon një gjë, pa marrë parasysh ndjenjat e tjetrit. Arjoni thotë:-“Nuk e ndjej veten në faj!” Ai thotë që këto fjalë mund t`ia thonte vetë Lirita pa patur nevojën e avokates mbrojtëse. Arjoni i thotë që ata të dy ndryshojnë nga njëri-tjetri dhe thotë që ai nuk është tipi që bën lajka, por i thotë gjërat në sy. Aida dhe Arjoni debatojnë duke hedhur kunja me njëri-tjetrin.

9