Bjordi dhe Adela : Dashuria, martesa, lumturia

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordiadelajda-12-big-brother-albania-212/03/09 00:30

Bjordi dhe Adelajda kanë “filozofuar” gjatë rreth konceptit të familjes, martesë, dashurisë, lumturisë. Bjordi përpiqej që idealizmit të Adelajdes t’i përgjigjej me një frymë më realiste. Sipas Adelës, është mëse e mundur që të ketë një familje ideale, një dashuri që nuk mbaron dhe të përjetohen momente lumturie përgjatë gjithë jetës. Nëse nuk do të ishte kështu, sipas saj, jeta ishte e kotë dhe ishte po ashtu e kotë ta jetoje. Ndërsa sipas Bjordit, nuk ka një martesë ideale, nuk ka një dashuri të pafund dhe sipas teorisë së tij, momenti kur mund të jesh vërtet i lumtur është momenti kur mund të vdesësh. Sipas tij nuk mund të jetohet, dashurohet e bëhet dashuri për vite të tëra me të njëjtin person dhe për këtë nuk mund të bësh asgjë, sepse e tillë është vet qenia njerëzore. Po sipas tij jeta të ofron raste që duhet t’i kapësh e t’i jetosh.

9