Bjordi na cuditi

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-bjordin-big-brother-albania-213/03/09 11:48

Adelajda, Aida dhe Dritani i tregojnë Republikës për ngjarjen e mbrëmshme me Bjordin. Ata njëzëri i tregojnë se Bjordi i kishte habitur fare mbrëmë. Bika, duke mos e kuptuar se cfarë po thoshin, i kërkon që t’ia tregojnë që nga fillimi historinë. Adelajda nis me t’ia treguar por edhe Dritani me Aidën ndërhyjnë që të mos lënë asnjë moment pa i thënë. Ata i treguan se Bjordi arriti t’i gjente të gjitha kombinimet që bënte Dritani me Adin. Aida i thotë se ai nuk gjeti vetëm një kombinim pasi edhe djemtë nuk e bënë si duhet, vetëm për ta provokuar. Dritani thotë se e habitshme ishte se ai gjente edhe se sa gishta nxirrte një person dhe kjo e hidhte poshtë mundësinë e probabilitetit ose të llogarive matematikore. Adelajda tregon se më pas e kishte provuar sërish me Adin, duke ia mbyllur sytë me jastëk Bjordit, kurse Lirita i thoshte numrin e formuar. Bjordi sërish kishte arritur t’i gjente kombinimet. Aida dhe Dritani e pyetën më pas se cili do ta fitonte Big Brother dhe ai ishte përgjigjur se nuk mund ta tregonte, kurse Aidës, i kishte thënë më pas se nuk mund t’ia thoshte se do të mërzitej. Aida tregon se nga kjo kishte kuptuar se ajo nuk do ta fitonte. Të gjithë banorët ishin të shokuar nga Bjordi.