Bjordi : Rrezikon, por të paktën nuk qëndron kot

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjoni-kujdeset-per-zhuljet12/03/09 13:55

Bjordi i thotë Qetsorit se i pëlqen arsyetimi i tij lidhur me nominimin pra, nëse ai del në nominim dhe votuesit nuk e nxjerrin do të thotë se pëlqehet, por nëse jo, atëherë është e kotë që të qëndrojë në shtëpi. Bjordi i thotë se kjo është pak me rrezik sepse nuk mund ta dijë nëse dikush tjetër pëlqehet më shumë se ai. Qetsori mendon se nuk duhet të rrijë më gjatë nëse dikush tjetër pëlqehet më shumë, ndaj më mirë rrezikon që në fillim. Ai i thotë se është dakord edhe për duartrokitjet që jepen nga publiku kur nominohen sepse këtu shihet nëse pëlqehet apo jo. Bjordi thotë se i pëlqen që publiku duartroket kur një personazh del nga loja pasi tregon suksesin që ai ka arritur deri tani. Adi mendon të kundërtën sepse në momentin kur del, ndihesh shumë keq dhe ato duartrokitje të bëjnë edhe më keq. Adelajda ankohet se Arbana e vonon shumë dhënien e vendimit se cili banor do të largohet dhe ato momente janë shumë emocionuese. Bjordi bën shaka dhe thotë se që të rritin audiencën, duhet të bëjnë dicka si përshembull të vënë jetën në rrezik. Adi i vazhdon shakanë dhe i thotë që të varen në një litar për të provuar nëse i mban apo jo. Sori e pason shakanë dhe thotë se ai që rri më gjatë fiton lojën. Të gjithë banorët qeshin. Bjordi pyet nëse e kanë menduar ndonjëherë që të dalin të gjithë përnjëherë dhe banorët fillojnë të bëjnë shaka se edhe nëse u thonë, nuk do dalin.