Lirita : Arjoni më lëndoi

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

 

bjordiliritamesi-big-brother-albania-214/03/09 01:17

Bjordi pyet Liritën nëse u sqarua me Arjonin dhe ajo i përgjigjet se nuk ka ndërmend ta bëjë sepse mesazhi u kuptua qartë. Lirita tregon se i erdhi inat që ai ia tha ato fjalë përnjëherë, kur nuk po bëhej një bisedë e tillë si dhe për faktin se pse duhej t’ia thoshte vetëm asaj, kur ka edhe të tjerë në nominim. Mesida tregon se, si ajo, edhe Adelajda, e kritikuan Arjonin për këtë mënyrë të shprehuri dhe i vunë në dukje se ato fjalë të lëndojnë kur je në një moment të tillë. Mesida tregon se Arjoni e kishte pyetur se cili mendonte ajo se do të dilte dhe ajo i kishte thënë se ai e dinte se cila ishte përgjigjja. Arjoni ishte kapur te kjo fjalë e i kishte thënë se ai nuk ishte mërzitur që ajo nënkuptonte Zhuljetën, por Mesida e kishte sqaruar se ai dhe Zhuljeta nuk janë një person i vetëm. Bjordi e qetëson Liritën dhe i thotë se është një person simpatik e nuk duhet të mërzitet se janë vec për lojë. Lirita u thotë se këtë javë ka për t’ia treguar Arjonit se cila është por, Bjordi e këshillon që të mos kapet kot.

?