Lirita dhe Aida : Kam frikë për nesër

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

liritaaida-per-largimin-big-brother-albania-214/03/09 00:10

Aida lutet që të mos jetë Lirita ajo që do të dalë këtë të shtunë. Ajo mendon se ka të tjerë të cilët e meritojnë largimin. Lirita i thotë se ndihet keq dhe se nuk arrin t’i japë vetës kurajo, ashtu sic bënte me Aidën. Ajo thotë se do ta presë jashtë, nëse del. Aida ia pohon se tek vetja është shumë e vështirë sepse është frika që dominon, megjithatë, ajo mundohet t’i japë kurajo Liritës se nuk do të dalë. Aida i tregon për frikën që ndjente javën që ishte ajo në nominim, duke thënë se e ndjente veten shumë të rrezikuar si nga Agoni sepse ishte tip, si nga Arjoni dhe Adelajda pasi u kishin bërë reklamë. Vajzat flasin se cfarë do të veshin gjatë kohës së spektaklit.