Me Bikën nuk flitet sot

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bika3-big-brother-albania-212/03/09 15:50

Bika me Aidën kanë përgatitur drekën. Arjoni i ndihmon për përgatitjen e sallatës. Bika përgatit edhe tryezën dhe banorët vijnë të hanë drekën. Bika u thotë banorëve se edhe kur e bën një herë në kaq kohë drekën, i meriton disa komplimente, njësoj si ata që e bëjnë përditë. Ata të gjithë e komplimentojnë Bikën. Pasi mbarojnë së ngrëni, Bika cakton Bjordin dhe Adelën për të larë enët. Ajo u thotë banorëve se sa t’i jepet e drejta të bëhet kryefamiljare, ka për t’i vënë të gjithë në punë, sidomos një person që e ka inat. Aida mundohet ta marrë me të mira duke i kujtuar se i kishte përgatitur kafen e mëngjesit, por Bika nuk tërhiqet nga e saja. Sori i thotë se votën ia jep që tani. Dritani interesohet për temën e debatit të ditës, por Aida, për ta ngacmuar Bikën i thotë se sot nuk mund të flitete me të dhe debatin ta harrojnë sepse ajo ka tërë ditën që është nervoze.