Mesida : Nuk di kë të nominoj

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

mesibjordi-per-nominimet-big-brother-albania-214/03/09 01:00

Mesida dhe Bjordi diskutojnë për momentin që do të nominojnë gjatë natës së spektaklit. Bjordi i thotë se këtë e mendon vetëm gjatë atij momenti, në dhomën e rrëfimit dhe i tregon se javën e kaluar kishte bërë figurë të keqe me Arbanën pasi nuk e kishte zgjedhur ende emrin e dytë dhe ajo i kishte thënë se kishte patur kohë gjatë gjithë javës. Mesida mendon se këtë javë do ta ketë më të vështirë sepse përvec një personi, me të tjerët shkon shumë mirë. Ajo thotë se gjatë javës, pasi kanë bërë nominimet, ata mund të krijojnë afrimitet dhe kjo e bën të ndjehet keq, madje, ajo thotë se kjo i ka ndodhur që këtë javë. Bjordi mendon se publiku e di që e kanë vështirë të nominojnë dikë, kurse Mesida ka frikë se vetë banorët do të ndjehen keq kur të dalin dhe të kuptojnë se i kanë nominuar persona që nuk e prisnin. Për Bjordin, kjo nuk ka shumë rëndësi pasi dihet që njeri-tjetrin do nominojnë, por ai shton se nuk do ta priste nga dikush që rri gjithë kohën, si përshembull Adi. Bjordi i thotë Mesidës se ka bërë gabim që nuk e ka ndjekur Big Brother pasi do ta kishte një ide për banorët. Mesida mendon se ka bërë mirë që nuk e ka ndjekur sepse do kishte mbledhur shumë informacion dhe ndoshta do t’i kishte paragjykuar banorët. Ajo thotë se me aq sa i ka njohur, nëse do ishte jashtë, përshembull Zhuljetës do t’i kishte thënë që të mos shoqërohej me të, por, këtu në shtëpi, në një farë mënyre janë të detyruar të flasin edhe pse nga jashtë mund të duket si hipokrizi.