Mesida : Për Aidën s’kisha mendim të mirë

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aidamesidadhe-lirita-big-brother-albania-213/03/09 01:50

Mesida, duke biseduar me Liritën dhe Aidën në lidhje me përshtypjet e para që kishte krijuar për banorët e shtëpisë së Big Brother, tha se në fillim, Aida ishte dukur “e tmerrshme”. “Ç’kam për të hequr unë me këtë!”- kishte menduar ajo. Por më pas ishin lidhur shumë dhe shumë natyrshëm. Aida i tha se nuk ia kishte lënë këtë përshtypje dhe Mesida ia ktheu se kjo kishte ndodhur ngaqë ajo kishte dashur t’i jepte një shans. Ajo shtoi se edhe me shoqërinë e saj më të ngushtë i kishte ndodhur e njëjta gjë, në fillim nuk i kishin pëlqyer, por duke iu dhënë mundësinë, vetes dhe atyre, për t’i njohur më mirë, kishte kuptuar se ishin krejt ndryshe. Aida i tha se ajo, nga ana e saj, ishte përpjekur t’i qëndronte afër, meqënëse ishte më e reja.