Qetsori : Doja të nominoja Adin

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjon sori big brother albania 214/03/09 12:30

Qetsori ngacmon Arjonin se kur të ketë Bika radhën e punëve, ka për t’i zënë të gjithë me pets madje, ai do t’i blejë dhe një megafon që ajo t’i japë urdhërat mirë. Arjoni interesohet se cili do ta ketë radhën për t’u bërë kryefamiljar këtë javë dhe Sori i thotë se Adi ka dëshirë të marrë atë rol. Arjoni thotë se nuk do ia japë votën por, mendon se ndoshta Aida ia lë atij stafetën e në këtë mënyrë edhe imunitetin për të mos u nominuar këtë javë. Qetsori i thotë se nuk e kishte menduar këtë gjë dhe Adin kishte bërë plan që ta nominonte. Ai bën shaka dhe thotë se iu prish plani dhe meqë ra muri, nuk do ketë nga të dalë. Ata dëgjojnë që Bika i bërtet Bjordit sepse nuk di të bëjë punën që ka në ngarkim, e fillojnë të bëjnë shaka duke fantazuar Bjordin një muaj në fshat, tek shtëpia e Bikës. Sipas tyre, ai do të bëhej djalë për shtëpi pas kësaj eksperience.