Qetsori – Kërkon të fitojë me çdo kusht

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

qetsori-bba-big-brother-albania-2Që është një njeri me dëshirën e madhe të protagonizmit edhe në situatat më banale, kjo nuk ka dashur shumë të kuptohet mbi karakterin e Qetsorit. Në orët e vona të qëndrimit në verandën e shtëpisë së “Big Brother 2”, Qetsori, me nota të forta nervozizmi, i është qarë Pavlinit mbi nivelin e konkurrentëve. Banori 33-vjeçar nga Dukati i shikon banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother 2” si shumë pasivë dhe të qullët. Ai është i mendimit se ata nuk duhet të rrinë të tërhequr, por me patjetër duhet të marrin pjesë në lojë. Qetsori pretendon se banorët nuk mund të kenë mënyrën e tyre të lojës, por njëlloj si ai, duhet të debatojnë kohë e pa kohë dhe të jenë aktivë. Konkurrenti që për dy javë ishte kryefamiljari i shtëpisë më
të përgjuar në Shqipëri, u shpreh se pjesa më e madhe e banorëve e kanë mendjen të mbushin barkun
me bukë dhe, nga ana tjetër, hiqen sikur të jenë rritur në Paris. Në këtë moment shfryrjeje, Qetsori nuk e fshehu faktin se inatin e kishte sidomos me Bjodrin, që sipas tij, nëse publiku do ta nxirrte fitues, ai vetë do të “hidhej nga kalaja”. 

Nuk e dimë sa seriozisht e ka pasur dhe nëse do ishte aq i vendosur sa ta bënte vërtet, por, në fund, Qetsori, ka deklaruar se nëse banorët nuk bëhen më aktivë dhe interesantë, ai do ta lërë lojën dhe do të dalë nga shtëpia.

2