Qetsori qan për familjen

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

qetsori-per-familjen-big-brother-albania-212/03/09 00:00

Adelajda i ka treguar Bjordit për Qetsorin. Ajo i tha se e kishte parë që kishte mbaruar së ngrëni dhe po rrinte i mërzitur. Ajo e kishte kuptuar që ai kishte dicka, madje kishte disa ditë që e kishte vënë re këtë gjë. I ishte afruar, i kishte dhënë ujë dhe i kishte thënë të mos mërzitej. Në atë moment Qetsori kishte filluar të qante. Adelajda e kishte përqafuar dhe i kishte thënë se po e përqafonte si motër, sepse i vinte keq që po e shihte ashtu. Sipas mendimit të saj, për gjendjen jo të mirë emocionale të Qetsorit ndikon edhe fakti që ai e sheh veten gjatë gjithë kohës në konkurencë me banorët e tjerë. Më pas ajo i kishte thënë se do të largohej pak dhe kur të kthehej donte ta gjente pa lotë. Ata, pastaj, kishin dalë jashtë dhe kishin biseduar gjatë. Qetsori i kishte treguar për famijlen, nusen, djalin dhe mallin e madh që ndjente për ta.