Ndahet Lorik Cana me Zana Krasniqin?

March 15, 2009   | Lajmet / Vijesti

lorik-cana_zana-krasniqiTabloidi shqiptarë, Panorama, ka lajmëruar që janë ndarë modelja e njohur kosovare Zana Krasniqi me futbollistin e kombëtares shqiptare Lorik Cana.
Që në fillim kanë qarkulluar thashetheme që çifti kishte kaluar natën e Vitit të Ri së bashku me Lorikun në Paris të Francës. Por, sipas tabloidit, thuhet se Loriku nuk ka pritur gjatë, por menjëherë pasi i ka dhënë fund lidhjes me Zana Krasniqin, është parë i
shoqëruar nga një modele braziliane me emrin Alisia.
Kohët e fundit Zana Krasniqi ka qenë e ftuar në programin “Game Over” dhe kur e kanë pyetur për jetën private ajo është përgjigjur: “Të dashur kam por nuk jam e lidhur”.
Por, ajo që është e çuditshme është se Zana ende nuk ka larguar nga faqja e saj e facebook-ut fotot me Lorikun dhe si duket edhe kjo është një thashetheme e Panoramës, e cila një javë më parë kishte shkruar po ashtu se Zanfina Ismajli ka të dashur të ri, gjë të cilën e ka demantuar vetë këngëtarja Ismajli.

Panorama Plus

2