Adela : Arjoni po e përballon shumë mirë

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-per-arjonin-big-brother-albania-216/03/09 00:30

Adelajda, Mimoza, Aida, Lirita dhe Mesida, kanë debatuar në lidhje me Arjonin. Gjithcka ka nisur nga Mimoza që ka thënë se Arjoni ishte shumë i mërzitur dhe ndihej shumë keq. Të të njëjtit mendim kanë qenë edhe Aida me Liritën. Përballë tyre është vënë Adelajda, sipas të cilë, Arjoni nuk ishte aspak keq. Mund të ishte e vërtetë që ishte mërzitur, por pak dhe jo shumë si pretendonin vajzat e tjera. Madje, sipas saj, ai po e përballonte shumë mirë situatën, pasi në vendin e tij ajo apo dikush tjetër, mund të kishte qenë shumë më keq. Mimoza, Aida dhe Lirita janë pozicionuar hapur kundër Arjonit dhe sjelljeve e mënyrave të tij, të ndikuara edhe nga një episod i kaluar konflikti të tij me Liritën. Por,sipas Adelajdes, në atë veprim, ai ka qenë i ndikuar prej Zhuljetës. Ajo shtoi se dy gabimet e vetme të Arjonit kishin qenë sjellja me Liritën dhe qëndrimi me Zhuljetë. Për cdo gjë tjetër, cilësi, sjellje apo veprim të tij, ai kishte fituar respektin e saj. E vetmja që ka qenë dakord me Adelën ka qenë Mesida.

1