Adelajda : Nuk po e kuptoj Bikën

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adiadela-1-big-brother-albania-215/03/09 17:20

Adela diskuton me Adin për Bikën. Ajo i thotë se ka tre ditë që sillet cuditshëm me të dhe nuk po e kupton se cfarë ka. Pak më parë në tavolinën e ngrënies, Bika i tha se po e bezdiste me ato grindjet që po bënte Adela me Bjordin. Adela me shaka i thotë që të mbyllë veshët, kurse Bika ia kthen se do ta shohin nëse do mbyllë ajo veshët apo ata gojën. Adela e merr sërish me shaka por Bika dukej shumë serioze edhe pse mundohej të mbante të qeshurën. Adela i tregon Adit se ajo këto kohët e fundit po sillet shumë cuditshëm me të. Edhe Adi i thotë të njëjtën gjë. Ai i tregon se Bika i kishte thënë se i kishte ngelur hatri me të që natën që dolën për darkë, pasi Adi ishte shprehur se po të ishte në vend të saj, ai do kishte zgjedhur Mozën. Adi e kishte kundërshtuar por ajo i kishte thënë se ishte ofenduar. Adela komenton se nuk po e kupton më nëse Bika flet me shaka apo jo pasi ka gjithë ditën që i flet në një mënyrë ndryshe nga herët e tjera.