Adi: S`pranoj të cënohem !

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adi-me-bjordin-big-brother-albania-216/03/09 14:20

Adi kërkon mendimin e Bjordit në lidhje me debatin e tij me Mimozën. Bjordi i thotë që ai bëri mirë që i sqaroi gjërat në sy të gjithë banorëve. Sipas Adit sqarimi ishte i nevojshëm në atë moment, pasi po ta linte për më vonë gjërat mund të keqkuptoheshin dhe më shumë. Ai fillon diskuton për Adelajdën duke i thënë që një person kur thotë një fjalë duhet të marrë parasysh që mund ta lëndojë tjetrin. Bjordi mundohet të justifikojë sjelljen e Adelajdës duke i thënë që mentaliteti i saj shikon vetëm anën negative të gjërave, por i kupton më vonë ,dhe mundohet të sqarohet. Ai thotë për banorët e tjerë që përpiqen ta tregojnë tjetrin sa më keq. Sipas Bjordit nuk mund t`i luftosh njerëzit me fjalë por janë faktet ato që tregojnë të vërtetën. Adi totë: “Nuk e pranoj të cënohem për dicka që nuk e kam!” Ai thotë që problemi qëndron tek Mimoza që e ka ndërtuar situatën gabim, dhe personat e tjerë e kanë shfrytëzuar këtë gjë.