Aida: Bjordi rri larg

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aidabjordi-big-brother-albania-215/03/09 13:55

Aida ngacmon Bjordin dhe Adin dhe i thotë që ata duhet të krijojnë pak konflikt me të tjerët sepse kështu kanë për të shjkuar drejt e në finale ndërsa të tjerët ngelën duke nominuar njeri-tjetrin duke dalë gjithmonë në nominim. Edhe Mesida thotë po të njëjtën gjë kurse Bjordi thotë se nuk ka pse të krijojë konflikte kot kur ai bën atë që ndjen. Ai thotë se asnjë nuk ka konflikt me të. Mesida i thotë se ai nuk ka asnjë konflikt sepse nuk e ka bërë veten për t’u konfliktuar me të tjerët. Aida shton se Bjordi tani po del sepse gjithë kohën rri me Adelën ose vetëm i mërzitur. Adela e kundërshton se ai nuk rri vetëm me të por rri dhe me të tjerë ose në të kundërt mund të rrijë në sallon por rri pa folur. Mesida thotë se edhe nëse rri në sallon me ta, si ajo edhe Bjordi rrinë vec nga të tjerët. Adela nuk e mohon këtë fakt por thotë se ai nuk rri vetëm me të por edhe me persona të tjerë. Bjordi thotë se ai nuk ka ndryshuar sjellje, është po ai që ka qenë dhe në fillim. Ai thotë se kështu duan ta shohin se ai kalon kohë edhe me të tjerë. Bjordi u kerkon të tjerëve që edhe ata të vijnë e të flasin me të e jo të jetë vetëm ai që ta bëjë këtë gjë. Si Aida edhe Mesida i thonë se janë munduar por, ai largohet. Aida dhe Bjordi fillojnë të diskutojnë për një rast të ngjashëm dhe secili mundohet të spjegojë reagimin e tij.