Amir Hollaj, bartës i Listës për deputet i Koalicionit Shqiptar “Perspektiva”

March 17, 2009   | Lajmet / Vijesti

amir-hollaj1. Nga këto zgjedhje, në radhë të parë presim që të jenë në një nivel demokratik dhe që qytetarëve tanë t’ju tregojmë një pjekuri dhe qëllim të mirëfilltë, të përdorim oratori – fjalor të pastër dhe me fakte, si dhe qëndrime të paluhatshme politike.
Qëllimi ynë është i pastër dhe për këtë jemi të sigurt në rezultate të mira. Lëvizja “Aleanca e re” ka përkrahjen e qytetarëve dhe aspak nuk na brengosë fakti që disa mundohen të na etiketojnë me emra të ndryshëm, sepse me retorika të vjetëruara mundohen të fshehin dështimet e tyre, që nuk mund të fshehen.
Që nga fillimi nuk jemi larguar nga kërkesat e aktivistëve tanë të të gjitha profileve, pa dallime dhe nënvlerësime, edhe pse jemi të sulmuar nga partitë e ndryshme për interesa personale. Lëvizja qytetare “Aleanca e re” me moton “Për deputetin e Anës së Malit“ si dhe Iniciativa Qytetare nga Tuzi, me të cilët kemi bërë një marrëveshje shumë xhentile për arsye që të mos vijë deri te shkapërderdhja e votave, në këto zgjedhje dalim me “Koalicionin shqiptar – Perspektiva “ dhe jemi të bindur dhe shumë të sigurt në arritjen e qëllimit që të kemi përfaqësim dinjitoz në Parlamentin e Malit të Zi.

2. Shqiptarët në Malin e Zi dita-ditës janë të bindur me fakte se përfaqësimi i deritashëm në nivelin republikan nuk ka qenë i mirëfilltë! Këtë e them duke pasur parasysh mospajtimet në mes të deputetëve tanë si dhe mangësitë ligjore të cilat nuk janë tejkaluar as pas tre viteve të pavarësisë së Malit të Zi, edhe pse kemi një Kushtetutë të re, ku sipas saj, shqiptarët në veçanti, si pakicë autoktone dhe specifike, por edhe pakicat e tjera duhet të kenë të drejta të garantuara dhe të parapara me ligjet dhe konventat ndërkombëtare, ato edhe sot varen nga dëshira e partive në pushtet, prej zgjedhjeve në zgjedhje.
Në anën tjetër, shqiptarët janë lodhur.

Koha Javore

3