Argëtim dhe luftë | Big Brother Albania 2

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

loje-me-jastek-big-brother-albania-215/03/09 20:30

Banorët mblidhen të gjithë dhe diskutojnë se si ta kalojnë kohën. Ata kujtojnë lojëra të cilat mund t’i luajnë në shtëpi por nuk bien në një mendje. Herë pas here ata ngacmohen me njeri-tjetrin duke bërë sherre. Vëllai i Madh u vendos muzikë dhe banorët ngrihen të kërcejnë e të këndojnë. Lirita fillon të imitojë lëvizjet e Mimozës, Qetsori kërcen mbi divan. Më pas fillon lufta me jastëk ndërmjet Aidës,Qetsorit dhe Dritanit. Banorët argëtohen. Dritani, Sori dhe Arjoni marrin një pjatë dhe fillojnë të luajnë me disk.