Arjon: Kur të dal, do flas me Roselën!

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjoni-big-broter-albania-214/03/09 21:11

Arjoni ka thënë që femrat me të bien shumë shpejt në dashuri, dhe dëshiron të jetë i qartë me to. Gjatë spetaklit, Arjoni komentoi disa foto me ish të dashurën e tij Roselën. Ai tha që ajo cfarë i bënte përshtypje në ato foto ishte buzëqeshja, pasi ka kaluar momente shumë të bukura me të. Arbana e fton Arjonin të bëj një videomesazh për një person që ai dëshironte. Arjoni i thotë që nuk ka ndonjë person të vecantë që do donte t`i dërgonte mesazh, ndërsa në lidhje me Roselën ai thotë që i ka bërë gjërat e qarta para se ai të hynte. Ai thotë:-“Kur të dal, do flas me Roselën!”