Arjon : Zhuljeta nuk më ka shfrytëzuar

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjoni-per-zhuljeten-big-brother-albania-216/03/09 00:10

Sipas Arjonit, tek banorët e shtëpisë ekzistonte mendimi që Zhuljeta e shfrytëzonte. Kjo, sipas tij, nuk ishte e vërtetë. Ai çdo gjë që kishte bërë, e kishte bërë me dëshirën e tij. Ai tha se ishte i gatshëm që për cdo banor që t’i kërkonte ndihmë, t’ia jepte. Ndërsa sipas Bikës, raporti i tij me Zhuljetën nuk shihej si një miqësi normale. Arjoni theksoi, se pavarësisht se cfarë mund ta kishte konsideruar Zhuljeta atë, ai e kishte patur vetëm një shoqe të mirë. Veç kësaj, sipas Arjonit, ajo kishte qenë e vetmja që i ishte afruar dhe i kishte dhënë miqësinë e saj, gjë që nuk e kishte bërë asnjë nga vajzat e tjera.

2