Arjon : Zhuljeta të ka larguar

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjonimesida-per-zhulin-big-brother-albania15/03/09 22:12

Arjoni e pyet Mesidën se cfarë mendon për Zhuljetën. Mesida i tregon se ajo nuk i pëlqeu që kur hyri në shtëpi. Ajo thotë se i bëri përshtypje se, që ditën e parë, Zhuljeta e puthi në faqe, kur ajo ishte në gjum. Mesida thotë se s’mund të sillesh kështu me një person që nuk e njeh. Arjoni i tregon se Zhuljeta e pëlqente Mesidën. Ajo thotë se nuk e beson, por do ta shohë këtë kur të dali. Arjoni i thotë se Zhuljeta pati një reagim kundrejt saj kur pa që ajo u afrua me Liritën dhe Aidën, pasi ajo nuk i pëlqente ato. Mesida thotë se shumë veprime dhe sjellje të Zhuljetës nuk i pëlqenin, mënyra se si fliste me të tjerët apo edhe me Arjonin nuk i dukej e përshtatshme. Ajo thotë se edhe fakti kur Zhuljeta debatonte me dikë dhe më pas i fliste me dashamirësi nuk i pëlqente pasi kur debaton me dikë, nuk mund ta puthësh. Arjoni i thotë se kur jeton në një shtëpi, kjo do ndodhë patjetër. Mesida mendon se nëse ajo grindet me dikë, duhet t’i japë kohë si atij edhe vetes që të qetësohen e qartësohen se në të kundërt, nëse i afrohet do të grindet më keq. Mesida i thotë Arjonit se një arsye se pse ai mund të jetë nominuar është se ka qëndruar me një person që të tjerët nuk e pëlqenin dhe sepse ai rrinte shumë kohë me të pa i lënë mundësi vetes që të njihej. Arjoni i thotë se i vetmi person që ju afrua ishte Zhuljeta dhe ndaj u afeksionua pas saj, ndërsa të tjerët u ndanë në grupe. Ai i thotë Mesidës se vetëm ajo ka ardhur i ka folur tani, banorët e tjerë nuk i afrohen. Mesida i përgjigjet se edhe kur janë munduar t’i afrohen, mes tyre ka qënë gjithmonë Zhuljeta dhe nga kjo është krijuar dista