Big Brother Albania 2 – Të nominuarit e javës

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

1aida-nominimet-big-brother-albania-24/03/09 23:30

Të nominuarit e kësaj jave janë Aida, Qetsori, Arjoni dhe Mesida.
Në dhomën e rrëfimit secili prej banorëve ka dhënë emrat e personave që do të donte të linin shtëpinë e Big Brother si dhe arsyet përkatëse. I shpëtuar prej tyre ishte vetëm Adi, të cilit Aida duke i lënë rolin e kujdestarit të shtëpisë i ka dhuruar edhe imunitetin, duke e përjashtuar kështu nga nominimet. Për një pjesë të banorëve, ky moment ka qenë tepër i vështirë, për shkak të miqësive që kanë krijuar tashmë brenda shtëpisë, fakt të cilin e kanë cilësuar edhe ata vet. Në përfundim të të gjitha nominimeve, të kandiduarit ishin Aida, Qetsori, Arjoni dhe Mesida. Vetëm për Mesidën, banoren më të re të shtëpisë, kjo është hera e parë që është nominuar, pasi të gjithë të tjerët e kanë provuar edhe më parë ndjesinë e të qenit të tillë. Pasi Arbana u komunikoi emrat, Aida u ka thnë me shaka banorëve të tjerë: “Si s’ju vjen turp! Ngelët duke më nominuar mua!”

1