Bjordi puth Adelën

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-puth-adelajda-big-brother-albania-214/03/09 21:59

Gjatë javës Bjordi është hapur me Adin duke i shprehur pëlqimin e tij për dy persona brenda në shtëpi. Gjatë spetaklit u shfaq një klip ku Mesida i shpreh Bjordit xhelozinë që kishte parë ajo tek Adela, në lidhje me ata të dy. Nje tjetër klip në lidhje me Bjordin ishte dhe ajo e Adelajdës. Ajo për ditëlindjen e tij dëshironte t`i bëntë një surprizë duke e pritur në dhomën e rrëfimit për ta uruar e para. Ata qëndruan pranë njëri-tjetrit dhe në momentin që ata dalin nga dhoma e rrëfimit Bjordi puth Adelajden.
Gjatë spetaklit Bjordi mori një zarf e cila ishte dhurata e Big Brotherit për ditelindjen e tij. Një studio italiane i ofroi mundësinë që ai të marrë pjesë në një audicion aktorësh për rolin e protagonistit në një film italian. Ai nuk është ende në dijeni për dhuratën pasi, nuk duhet ta hapë zarfin deri kur Big Brother t`i japë leje.

1