Humbe një vëlla dhe gjete një motër!

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

debati-i-adit-me-mozen-big-brother-albania16/03/09 13:02

Adi ka kërkuar sot, në prani të të gjithë banorëve të tjerë të sqarojë pozicionin e tij, në lidhje me “incidentin” e pretenduar nga Mimoza dhe fjalët e thëna prej Aidës për këtë gjë. Disa ditë më parë, Mimoza u ka treguar vajzave se Adi e ka kafshuar në faqe, në një mënyrë që asaj nuk i është dukur aspak shoqërore dhe që atë e ka bërë të ndihet shumë keq. Në mbrojtje të përshtypjes së saj ajo ka sjellë si argument se Adi kishte jashtë një të dashur 25-vjeçare, diferencë e vogël vitesh me moshën e saj, gjë që mund të përligjte faktin se ai mund ta kishte “ngacmuar seksualisht” atë, pra se po e shihte si femër dhe jo si një motër të vogël.
Adi i ka thënë Mimozës, para gjithë të tjerëve, që ai atë ishte munduar ta mbante gjithmonë pranë, si shok e si mik, që ta mbronte dhe që të ndryshonte imazhin e saj të përgjumur në sytë e të tjerëve. Qetsori ka ndërhyrë duke thënë se ai, personalisht, nuk kishte vënë re asnjë qëllim apo veprim të tillë tek Adi. Ai shtoi gjithashtu se të gjithë e kishin vënë re që Adi mundohej ta mbronte gjithmonë Mimozën.
Adi ka thënë se e gjithë kjo e bënte të ndihej i ofenduar dhe i sulmuar. “Unë kam qenë i pari këtu – ka thënë Adi, – që kam thënë se duhet të bëjmë lojë, por me dinjitetin e tjetrit nuk duhet të luajë askush!”. Aida ka thënë se nuk ka ka shprehur kurrë se Adi, deri sa kishte të dashurën 25vjeçe, nuk mund ta shihte Mimozën si vajzë të vogël. Ajo ka thënë se ato fjalë kishin dalë nga goja e Mimozës. Ajo ka shtuar se ishte e vërtetë që kishte reaguar keq, por ky reagim nuk ishte i ndryshëm nga ai i Adelajdes apo Bjordit, në momentin që dhe ata e kishin marrë vesh. 
Në atë moment ka ndërhyrë Adelajda, të cilës pak më parë Adi i ka shprehur keqardhjen që nuk e kishte vënë në dijeni të kësaj gjëje kaq të rëndësishme. Adelajda tha se kur Mimoza i kishte thënë që Adi e kishte kafshuar, ajo kishte thënë, fillimisht, se atij duhet t’i vinte turp e më pas se kjo mund të kishte qenë me shaka e që Mimoza mund ta kishte marrë më keq se ç’duhej. Por vazhdimi i fjalëve të saj e ka vënë atë përballë Aidës. Ajo ka thënë se në analogji me rastin e Mimozës, Aida kishte sjellë një ngjarje të fëmijërisë së saj, kur daja e shoqes së saj kishte bërë kundrejt saj, një veprim që atë e kishte bërë të ndihej keq. “Ti the që Adi është 40 vjeç, ku ta dimë ne sesi është ai. Nuk është përmbajtur! – i ka thënë ajo Aidës. Po sipas Adeljades, biseda mes vajzave, për Adin, është bërë sikur Adi të ishte vërtet “i tillë”. “Mos e dridh muhabetin, Aida, -ka vazhduar ajo, ti në asnjë moment nuk the që Adi është djalë i mirë!”.Ajo shtoi, duke iu drejtuar Republikës, se edhe ajo kishte thënë që Adi i kishte bërë një gjest të ngjashëm, duke e kafshuar në kokë, por ajo nuk ia kishte vënë re. Adelajda u rikujtoi vajzave ato çfarë u kishte thënë në dhomë, ditë më parë, se po krijonin një histori të tërë, për një gjë kaq të vogël. “Zoti të gjitha t’i fal, por mosmirënjohjen jo!”- i ka thënë Adi Mimozës. Ai ka vazhduar duke thënë se ajo e kishte nxjerrë shumë të poshtër, në sytë e të gjithëve. “Megjithatë, – ka shtuar me ironi ai, – humbe një vëlla dhe gjete një motër!”.

3