Lirita: Dua të rri ashtu si jam

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

lirita-big-brother-albania-216/03/09 15:03

Debati i Adit me Mimozën ka krijuar përplasje mendimesh midis banorëve. Lirita i thotë Aidës që sipas mendimit të saj nuk është mirë të përzihesh me mendimin të tjerëve. Aida i thotë që nuk e kuptonte pozicionimin e saj neutral, pasi ajo duhej të thonte dicka. Lirita shprehet se nuk i pëlqen të bëhet dëshmitare në një debat, për arsye se bisedat janë të regjistruara dhe ato mund ta sqarojnë më mirë situatën. Ajo thotë:-“Nuk dua të bëhem as e mirë dhe as e keqe. Dua të rri ashtu si jam!” Aida i thotë që në momentin që shikon që bëhet një padrejtësi ndaj një personi, të gjithë e kanë të drejtën të flasin. Sipas Aidës Lirita duhet të reagonte.

2