Mehmet Bardhi, bartës i listës për deputetë Lista Shqiptare

March 17, 2009   | Shoqëria / Društvo

mehmet_bardhi_1Kush do t’i përfaqësojë shqiptarët

1. Çfarë prisni nga këto zgjedhje parlamentare?
2. Pse duhet t’Ju votojnë shqiptarët?
3. Cila është përparësia Juaj në krahasim me bartësit e listave të tjera për deputetë që garojnë në njësinë zgjedhore me shumicë shqiptare?

Mehmet Bardhi, bartës i listës për deputetë Lista Shqiptare – Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Mehmet Bardhi dhe Alternativa Shqiptare – Gjergj Camaj

1. Për të pasur zgjedhje demokratike, të lira, të ndershme e fer duhet të plotësohen disa kushte e standarde demokratike. Pikësëpari duhet të ketë një klimë e atmosferë vërtet demokratike që përligjë praktikën edhe përmbushë standardet demokratike, që nga funksionimi i shtetit ligjor e deri tek infrastruktura zgjedhore demokratike e arritur me konsensus. Deri tash këto, në asnjë zgjedhje, nuk kanë qenë përmbushur, sepse të tre pushtetet, në një mënyrë apo tjetër, direkt apo indirekt, ku dhe kur më pak e ku e kur më shumë, kanë qenë dhe janë në krah të strukturave pushtetmbajtëse. Prandaj edhe nuk pres ndryshime për të mirë. Përkundrazi, shkrimet e denoncimet e ndryshme në media po tregojnë të kundërtën. Megjithatë do të jemi në parlament.

2. Që të votojnë koalicionin nr. 16 LISTËN SHQIPTARE: Lidhjen Demokratike dhe Alternativën Shqiptare, partinë e parë shqiptare në Mal të Zi dhe përfaqësuesen e vërtetë të interesave të shqiptarëve dhe Alternativën Shqiptare, subjektin që u organizua të jetësojë komunën e plotë të Malësisë, të cilin obligim e angazhim programor Lidhja e mori që nga themelimi, ka edhe shumë arsye të tjera të cilat zgjedhësit nuk i kanë zhgënjyer asnjëherë. Kështu kemi: kërkesat në vazhdimësi për decentralizimin e pushtetit dhe kthimin e ingjerencave komunave; jetësimin e komunës së Tuzit me të drejta dhe ingjerenca të plota; Kushtetutën, e cila do të garantonte shtetin demokratik, ku shqiptarët nuk do të jenë të diskriminuar (propozuam 35 vërejtje, sugjerime e kërkesa në Projektkushtetutë dhe 20 amandamente në Propozim kushtetutë, ku fatkeqësisht makineria votuese monopoliste nuk pranoi asgjë (respektimin e orientimeve nga Memorandumi i 1972-shit; krijimin e institucioneve nacionale shqiptare: Fakultetin e Mësuesisë në Ulqin apo në Tuz e jo në Podgoricë, siç e bënë të dëgjueshmit e pushtetit; krijimin e një dege rajonale pranë Ministrisë së Arsimit për arsimin shqip, me seli në Ulqin; administratën në gjuhën shqipe – të gjitha dokumentet publike personale së pari në gjuhën shqipe; përfaqësimin proporcional në të gjitha nivelet, përfaqësimin autentik politik proporcional; jetësimin e Vendimit të KK Ulqini për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të cilin Gjykata Kushtetuese e anuloi dy herë, vetëm sepse ato ishin në gjuhën shqipe dhe ishin emra nga kultura shqiptare, që fatkeqësisht pushteti i sotëm në Ulqin po jetëson praksën e vjetër, shkrimin përpara në gjuhën serbe, e pastaj shqipe ose vetëm në gjuhën serbe (shih e krahaso akte e vendime të ndryshme…); heqjen e Ndërmarrjes Publike Shtetërore për menaxhimin e të mirave detare dhe menaxhimi i tyre nga komunat, që kjo “e keqe detare” menaxhuese të kthehet në të mirë të qytetarëve dhe komunës në përgjithësi; përdorimi i lirë i simboleve kombëtare; anulimi i planit për parkun nacional „Prokletije“; kundër privatizimit kolonizues e okupues; ndarjen e pasurisë shtetërore me atë të qeverisjes lokale me marrëveshje, e jo me diktat plaçkitës, siç bënë edhe me Ligjin e fundit të aprovuar në këtë legjislaturë, ku fatkeqësisht edhe deputeti(-ët) shqiptar(-ë) votoi(-uan) PËR, megjithëse e ftova të më përkrahë për kundërshtim të tij që e bëra unë; për kthimin e pasurisë, të marrë në cilëndo bazë, ish-pronarëve (Valdanosi, Dheu i Zi etj. në Malësi, Shtoj, Shas, Plavë e Rozhajë, etj.); shfrytëzimi i „Plantazheve“ edhe për zhvillimin e territorit në të cilin gjenden; Lirimi i përmendoreve të kulturës dhe majave të maleve nga tentativat e përvetësimit nga kisha ortodokse serbe (në ishujt në liqenin e Shkodrës, heqjen e kishës së metaltë nga maja e malit Rumi, mbetjet – themelet e muranat e Shën Mërisë – Kishës së Krajës nga shek. i 10-të, themeleve të kishës në kala të Ulqinit etj.); lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe gjendjes monopoliste në vend; kundër diskriminimit; kundër krizës së besimit, etj. Asnjëherë nuk shitëm interesat kombëtare; pastërtia e figurës u ruajt e po ruhet si vlerë e shembull për të tjerë etj.

3. Angazhimi im, puna publike e pastër, e sinqertë, parimore dhe e drejtë; angazhimi në Parlament, mbi njëmijë amandamente në propozim ligje e vendime në kuvend (vendi i 14-të sipas vlerësimit të MANS-it nga numri i 81 deputetëve, ndoshta edhe kjo diçka flet).

Koha Javore

6