Mesida: Moza të kam nominuar

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

mesida-big-brother-albania-215/03/09 18:50

Mesida i tregon Mozës se e ka nominuar dhe se si arsye tha se nuk aktivizohet shumë në biseda. Ajo justifikohet se e nominoi pasi e dinte që atë nuk do ta nominonte njeri dhe kështu nuk rrezikonte dhe po ia thoshte këtë që kur të dalin të mos i duket hipokrite, që edhe rrinte me të, edhe e nominonte. Lirita thotë se nëse do ta nominonin për një arsye si përshembull dicka që nuk i pëlqen tek tipi, ajo nuk do të mërzitej. Mesida thotë se nëse do kishte hatër mbetje me ndonjë nga banorët, më parë do ta sqaronte ose do t’ia bënte të ditur dhe nëse nuk do ndryshohej sjellja nga ai banor, atëherë mund ta përdorte si arsye.