Në iniciativë të kryetarit Hajdinaga po diskutohet për Valdanos në Podgoricë
Në iniciativë të kryetarit Hajdinaga sot në Podgoricë u organizua një takim me nënkryetarin e qeverisë për çështje ekonomike z. Vujica Llazoviq.
Në përbërje të delegacionit ishin z.Batko Gjakonoviq, kryetar i shoqatës për kthimin e pronave në Valdanos dhe anëtarët e shoqatës Avdo Gorana, Xhemal Haxhibeti dhe Prof. Maksud Haxhibrahimi.
Ata dhanë sugjerime lidhur me studimin e lokacionit të Valdanosit të punuar nga Qeveria duke nënvizuar rëndësinë që duhet kushtuar trungjeve të ullinjve dhe mosdëmtimit të tyre.
Edhe njëherë u përsërit qëndrimi për vazhdimin e aktivitete që kanë për qëllim kthimin e ullishtës së Valdanosit ish pronarëve.
Delegacioni nga Ulqini u shpreh i gatshëm që të marrë në shqyrtim draftin e kontratës të punuar nga Qeveria për shfrytëzim të ullishtës së Valdanosit dhe i njejti të nënshkruhet.
Nënkryetari Llazoviq njëherit përshëndeti takimin e sotem dhe u shpreh i gatshëm dhe për takime të tjera.
Ai paralajmeroi se në gjysmën e muajit të ardhëshëm do të jetë në krye të një delegacioni qeveritar ku sëbashku me ministrin Llukshiq dhe Simoviq do të qëndrojnë në Ulqin dhe me palët e interesuara do të trajtojnë çështjen e Valdanosit me qëllim të gjetjes së gjuhës së përbashkët qe do të ishte në interes të dyanshëm.
Municipality of Ulcinj / Ulqin -Montenegro
Arsllan Hajdinaga





