Prova e javës: Stërvitje ushtarake

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bika-dhe-tani-bejne-gati-flamurin-big-brother-albania16/03/09 08:00

Vëllai i Madh u ka komunikuar banorëve se prova e kësaj jave konsistonte në disiplinën ushtarake. Banorët duhet të respektonin të gjitha rregullat që do t’u caktoheshin nga banorët e zgjedhur për të drejtuar provën: Dritani dhe Republika. Ata duhet të zgjoheshin me rënien e sirenës në mëngjes, duhet të rregullonin krevatet brenda një minuti, me hap ushtarak të dilnin në oborr për gjimnastikën, duhet të ngrinin flamurin e Big Brother, duke e nderuar dhe të bënin gjimnastikë ushtarake në jo më pak se 30 minuta. Rënia e sirenës do të lajmëronte fundin e stërvitjes.
Kështu, në orën 08.00 të mëngjesit, banorët, ndryshe nga herët e tjera kur muzika u shoqëronte zgjimin, janë ngritur me zhurmën e një sirene. Ata janë përpjekur t’i rregullojnë krevatet siç duhet, por nga “Komandant” Dritani, ka patur vërejtje në lidhje me këtë. Më pas ata kanë dalë në oborrin e shtëpisë, janë rreshtuar nga Bika për të përshëndetur komandantin dhe kanë nderuar ngritjen e flamurit nga Qetsori. Në mungesë të himnit, Qetsori e këndoi atë vet. Më pas, banorët kanë filluar stërvitjen ushtarake. Fillimisht kanë bërë disa xhiro me vrap, përqark oborrit, duke kënduar “Ne jemi 10 ushtarë” e pastaj kanë zhvilluar ushtrime fizike, përgjatë gjithë kohës së caktuar, nën drejtimin e Arjonit. Me rënien e sirenës, ata kanë përfunduar stërvitjen dhe janë këshilluar nga Republika e më pas nga Dritani, për mënyrën sesi ishin zhvilluar gjërat sot e si duhet të zhvilloheshin nesër. Si Dritani, ashtu edhe Republika dukeshin mjaft të kënaqur nga detyra që u ka caktuar Vëllai i Madh dhe kanë treguar zell e përkushtim në përmbushjen e saj.