Republika : Jam e mërzitur me Adelën

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bika-big-brother-albania-215/03/09 21:45

Bika i tregon Dritanit se është e mërzitur me Adelën. Ajo i thotë se nuk i erdhi mirë që ajo dje e mori si urdhër fjalën e saj dhe Bika sot ia ktheu me të njëjtën monedhë në tavolinën e ngrënies. Ajo thotë se përgjigjja e djeshme e Adelës nuk i pëlqeu pasi Bika ia kishte thënë pa të keq që të largohej pasi, po ta vazhdonin debatin, do mund të lëndonin njera-tjetrën. Bika thotë se Adela sot ia solli në shteg mundësinë që ajo t’i kthente këtë përgjigje pasi, nëse do t’i kishte thënë për t’u sqaruar, ajo nuk do të kishte pranuar. Ajo thotë se edhe nëse nuk i kthen përgjigjet në moment, kjo nuk do të thotë se i harron. Bikës i vjen keq që Adela nuk e ka kuptuar shakanë e saj dhe thotë se preket nëse të tjerët i lëndon padashje.

5