S’duhej ta nominoje Aidën

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

mozabjordiadela-big-brother-albania-215/03/09 02:15

Sipas Mimozës, Adelajda kishte bërë shumë gabim që e kishte nominuar Aidën. Ajo ia ka thënë edhe Adelajdes këtë. Sipas saj, ditët e fundit, ato ishin afruar shumë. Bjordi e ka mbështetur Adelën duke i thënë se, përkundrazi, ajo kishte bërë shumë mirë. Kaq ka mjaftuar që ato që të dyja, si Mimoza, si Adelajda, t’i hidhen e t’i thonë se ishte vërtet gabim. “Femrat janë debile!” – ka thënë Bjordi dhe ka dalë nga dhoma. Më pas, Mimoza e ka vazhduar bisedën me Adelën, duke i thënë kësaj të fundit se Aida kishte ngelur shumë e zhgënjyer prej saj (Adelajdes) dhe se ajo ishte përpjekur t’ia shpjegonte asaj arsyet që mund të kishte patur Adela që kishte vepruar kështu, për ta justifikuar atë. Më pas, aty ka ardhur edhe Lirita që i ka thënë të njëjtën gjë. Adelajda është mbrojtur me faktin se nuk ka pasur kë të nominonte, sepse me të gjithë shkonte mirë. Ajo tha se e kishte nominuar Aidën, pasi kjo kishte qenë e vetmja me të cilën kishte patur mosmarrëveshje, ndërsa me të gjithë të tjerët, nuk ishte zënë asnjëherë.

4