S’e nominuam dot Adin

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

qetsori-dhe-arjoni-15-big-brother-albania-215/03/09 02:35

Duke diskutuar me njëri-tjetrin për banorët e tjerë, “parazitë”, siç janë shprehur ata dhe duke qenë të të njëjtit mendim se Aida nuk donte ta shpëtonte Adin, Qetsori dhe Arjoni kanë thënë se u dështoi përpjekja për ta çuar atë në nominim. “Unë nuk do t’ia kisha dhënë!” – ka thënë Qetsori dhe Arjoni ka pohuar se edhe ai do të kishte bërë të njëjtën gjë. Ai ka shtuar se Aida pavarësisht se hiqet si e fortë, nuk është. Megjithatë, sipas tij, edhe sikur ta fitonte Adi Big Brother, atij do t’i bëhej qejfi, sepse në fund të fundit, kishte ditur të bënte lojën e vet, pa i thnë “shpirti e zemra” askujt. Inat do t’i vinte, ama, po ta merrte Lirita apo ndonjë tjetër si ajo.