Nexhat Daci priti në një takim kryetarin e Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi – Nazif Cungun

March 18, 2009   | Politika

nexhat-daci_nazif-cunguInstitucionet e Kosovës të shprehin interesim më të madh për komunitetin shqiptar në Mal të Zi
Kryetari Daci në këtë takim kërkoj, që sa më shpejt të fillohet me seriozitet të punohet në hapjen e rrugës Deçan – Plavë, e cila do ta hapëte edhe një arterie të fuqishme të zhvillimit ekonomik, si për Kosovën ashtu edhe për rajonin, si dhe do të ndihmonte jetën e komunitetit shqiptar atje.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë akademik Nexhat Daci priti në një takim kryetarin e Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi z.Nazif Cungu, nënkryetarin Z.Genc Nimanbegu dhe z.Mentor Llunji – anëtar i Këshillit Qendrorë i këtij subjekti politik.
Kryetari Daci i’u uroi mirëseardhje në shtëpinë e LDD-së me ç’rast i njohu me aktualitetin politik në nivel vendi, si dhe me të arriturat dhe strukturat e LDD-së. Po ashtu i njohu të pranishmit me përkushtimin e LDD-së për të mbikëqyrur punën e Qeverisë e cila në vazhdimësi nuk po demonstron kapacitete profesionale për ti tejkaluar sfidat qe po përballet Republika e Kosovës, sidomos në aspektin ekonomik, arsimor, shëndetësor dhe kulturor.
Kryetari Daci në emër të LDD-së, kërkoi me këtë rast nga Qeveria e Kosovës që të përcjell me vëmendje integrimin e shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe të demonstroj përkushtim të veçantë të institucioneve të Kosovës, për të ndjekur me vëmendje trajtimin e komunitetit shqiptarë në shtetin fqinjë, pasi që na obligon në veçanti ndihma e madhe që na është dhënë gjatë strehimit të popullit të Kosovës në këtë shtet.
Kryetari Daci po ashtu kërkoj që sa më shpejt të fillohet me seriozitet të punohet në hapjen e rrugës Deçan – Plavë, e cila do ta hapëte edhe një arterie të fuqishme të zhvillimit ekonomik, si për Kosovën ashtu edhe për rajonin, si dhe do të ndihmonte jetën e komunitetit shqiptar atje.
Në vazhdim kryetari i LDD-së përmendi kohën kur Kosova kishte ndihmuar popullin e Malit të zi, në veçanti popullin shqiptar atje, për tu pranuar gjenerata të tëra në Universitetin e Prishtinës, të cilët sot janë kuadro të suksesshme qoftë në fushën ekonomike, arsimore dhe kulturore në këtë shtet fqinjë. Akademik Daci u nda i kënaqur me konceptin e këtij subjekti të ri politik në Mal të zi, të cilin e vlerësoi si mjaft progresivë dhe zhvillimorë, jo vetëm për popullin shqiptar, por për të gjithë ata që jetojnë në Mal të Zi.

lidhja-demokratike-e-dardanise