Adela dhe Zhuljeta u zunë për mua

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

qetsori-tregon-per-debatin-big-brother-albania-218/03/09 01:40

Qetsori u ka kujtuar Dritanit dhe Adit, në dhomën e gjumit të djemve, momentin e debatit të Adelajdes me Zhuljetën. “Adela dhe Zhuljeta u zunë për mua!”- ka thënë ai dhe ka nisur t’u shpjegojë djemve të gjithë ndodhinë. Zhuljeta kishte dashur që t’i vinte përparësen dhe ai nuk kishte pranuar sepse nuk dodnte të krijonte situata afrimiteti me të, përderisa kishte një familje jashtë shtëpisë së Big Brother. Zhuljeta kishte vazhduar të insistonte dhe ai të kundërshtonte. Në atë moment, kishte ndërhyrë Adelajda që e kishte parë të gjithë skenën. Ajo i kishte bërtitur dhe e kishte sharë Zhuljetën që po mundohej të afrohej me Qetsorin, duke i thënë që t’i vinte turp sepse ai kishte familjen dhe nusen përjashta. Më pas kishte ardhur edhe Mesida dhe situata kishte dalë jashtë kontrollit. “S’kisha parë ndonjëherë të ziheshin tre femra për mua!” – tha Qetsori. Ai i ka shpjeguar Adit, se ishte dakord me ato që thoshte Adelajda, ai nuk e pranonte afrimin e Zhuljetës, madje dhe herë të tjera kur mundohej t’i ulej në krevat, ai i kishte thënë të largohej, por dhe nuk kishte guxim t’i dilte hapur, sepse kishte frikën e nominimeve. Veç kësaj ai dhe nuk donte që të rezultonte si i ngacmuar nga Zhuljeta.

2